Transmetuar më 17-03-2017, 19:12

Nga “çadra e lirisë”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka kërkuar ndërkombëtarëve që të ndalojojnë Fatmir Xhafajn të marrë drejtimin e ministrisë së Brendshme. Për liderin e opozitës ky emërim është një akt lufte për gjithë Shqipërinë. “Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është akt lufte, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë. Pakica në pushtet i ka ditët e numëruara”, tha Basha.  

Ai nënvizoi se akuza e opozitës është një kauzë amerikane, teksa u bëri u beri thirrje edhe disa zyrtareve te lartë të BE-se që të hapin sytë dhe te mos dezinfirmohen nga gojët e liga qe paguhen me paratë e narkotrafikut. “Nuk i ndalojnë dot lajme e mira, lajmet që vijnë çdo ditë në mbështetjen tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa. Shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe nuk do të kthehen pas. Pakica i ka orët e numëruara”, u shpreh Basha./k.k/noa.al