Transmetuar më 17-03-2017, 18:03

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë nga ‘Lëvizja Studentore e formuar për mbrojtjen e sistemit të vlerave dhe kundërshtimin e pseudo-shtetarëve,në funksion të kundërshtimit të projektit’, janë konfliktuar një natë më parë gjatë protestës në Durrës, për ndërtimin e Velierës. Sipas policisë së qytetit Bregdetar Konflikti nisi midis shtetasve A.J. 29 vjeçe, banuese në Elbasan dhe L.B. 35 vjeç, banues në Tiranë, pjesë të Shoqërisë Civile dhe shtetasve E.K. 33 vjeç, dhe G.J. 25 vjeç, banues në Tiranë, pjesë e Lëvizjes Studentore.

Sipas bluve, dy prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës shkuan në banesa. Përfaqësues të studentëve kanë deklaruar se ishin thirrur nga shoqëia civile. Ata kishin pranuar por me kushtin se nuk do të kishte thirrje politike. Ky kusht sipas tyre, nuk është përmbushur. Policia e Durrrësit nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj tyre dhe materialet për veprime të mëtejshme janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”./k.k/noa.al