Transmetuar më 17-03-2017, 16:50
Publicitet

Një kalimtar i rastësishëm vrau një burrë teksa ky i fundit po sulmonte dhunshëm një polic. Ashad Russell është kthyer në hero pasi qëlloi të dyshuarin e armatosur Edward Strother, ndërsa ai ishte duke shtyrë policin Dean Barde në Estero, Florida.

Në video tregohet momenti kur Strother rreh efektivin e policisë, ndërsa ky i fundit e kishte ndjekur për milje të tëra për ta kapur.

Agresori e shtriu përtokë policin dhe ka filluar ta godasë pa pushim. Shumica e drejtuesve të mjeteve kanë nxjerrë telefonat për të filmuar rastin, por njëri prej tyre nxori armën dhe e qëlloi agresorin duke i shkaktuar vdekjen.

Megjithëse kreu një vrasje, qyteti nuk është arrestuar pasi ka qëlluar për të shpëtuar jetën e policit. /k.k/noa.al