Transmetuar më 17-03-2017, 13:41

Durrës, 17 mars 2017, NOA.al- Një nënë nga Durrësi ka denoncuar në polici një të ri duke pretenduar se ka përdhunuar vajzën e saj të mitur.

Ditën e djeshme, e enjte, i’u referuan materialet Prokurorisë së Durrësit dhe po punohet për kapjen e 16- vjeçarit E.B., banues në fshatin Karpen.

Kjo pasi 37- vjeçarja B.K., me banim po në Karpen ka bërë kallëzim, se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj F.K., 14 vjeçe.

Noa.al mëson se nga hetimet e para dyshohet se dy të rinjtë shoqëroheshin prej disa kohësh me njeri tjetrin, madje ishin parë edhe nga banorë të fshatit.

Ndërkohë i riu është shpallur në kërkim, ndërsa pritet ekspertiza mjeko- ligjore për të vërtetuar nëse e mitura është abuzuar seksualisht.

Aktualisht vijojnë hetime për të hedhur më shumë detaje rreth ngjarjes, detaje të mëtejshme të së cilës nuk bëhen me dije./a.y/noa.al