Transmetuar më 17-03-2017, 09:17

Dita e sotme, 17 mars është dita botërore e gjumit, e vendosur nga World Sleep Society, e cila kujtohet për të tërhequr vëmendjen lidhur me çrregullimet që lidhen me orët e pakta të gjumit dhe fjetjen e keqe.

Gjatë viteve të fundit orët e gjumit gjatë natës janë reduktuar me 1.5- 2 orë. Ekspertët këshillojnë që domosdoshmërisht të flihet 6 orë natën, pasi në të kundërt rrezikohen goditje në zemër, për të mos folur pastaj për lodhjen, vështirësitë në përqendrim, luhatjet e humorit, obezitetin, diabetin dhe depresionin.

Kështu që mjafton të ndalojmë një moment dhe të reflektojmë mbi sjelljet tona dhe mbi ndikimin që kanë orët e gjumit si fizikisht edhe psikologjkisht.

Ekspertët këshillojnë që të shmangen dremitjet gjatë ditës, vaktet e rënda në darkë dhe të mos rrihet zgjuar shumë vonë në mbrëmje./a.y/noa.al