Transmetuar më 17-03-2017, 08:58

Një modele 19- vjeçare shtatzënë humbi jetën tragjikisht e përplasur nga një tren në Texas, SHBA, teksa po pozonte në binar për një shërbim fotografik.

Fredzania Thompson, frekuentonte ende liceun por kishte ndërprerë shkollën përkohësisht për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë modele.

Ajo po kalonte binarët për të shmangur ardhjen e trenit, por u përplas nga një tjetër tren që po vinte në anën tjetër.

Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e së mërkurës, ndërsa e reja sapo kishte mësuar se ishte katër javëshe shtatzënë./a.y/noa.al