Transmetuar më 16-03-2017, 18:12
Publicitet

Addison dhe Cassidy ishin të dënuara që të vdisnin brenda shtatë viteve të para të jetës, por ato po festojnë ditëlindjen e tyre të 13-të tashmë. Vogëlushet ishin prekur nga sindroma Niemann Pick e tipit C, një sëmundje e rrallë që prek 500 persona në të gjithë botën dhe që është një lloj Alzheimer në fëmijëri.

Por ato u shpëtuan nga prindërit- shkencëtarë Hughes dhe Chris Hempel, të cilët zbuluan një ilaç të përshtatshëm për patologjinë e vogëlusheve të tyre.

Historia vjen nga Reno, në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kura e zbuluar nga çifti Hempel, mund të shpëtojë jetën edhe të fëmijëve të tjerë.

Vogëlushet ishin vetëm 3 vjeçe kur u diagnostikuan nga sëmundja, por pavarësisht se mjekët nuk u dhanë shpresë, ato nuk u dorëzuan. Ata zbuluan se ciklodestrinën, një lloj sheqeri që gjendet edhe te pastat e dhëmbëve  dhe që mund të përdoret si kurë e dobishme, shkruan noa.al. Kështu pyetën “Food and Drug Administration”, entin amerikan që kontrollon ilaçet dhe ushqimet lejen për të përdorur terapinë alternative.

Në fillim u injektua në rrugë venoze dhe rezultoi efektive. Kështu prindërit të cilët thonë se janë me fat, e tregojnë historinë në blogun e tyre./a.y/noa.al

Loading...