Transmetuar më 16-03-2017, 12:54

Manchester City u eliminua nga Monako prej Ligës së Kampionëve. Ekipi i Guardiolës ka treguar shenja dobësie, edhe pse ishte në gjendje t’i vinte në siklet francezët. Guardiola, Agüero, Stones, Bravo dhe Beguiristáin janë të kryqëzuarit e medias britanike pas këtij eliminimi.

1-Guardiola: Ka ardhur në krye të “qytetarëve” për të bërë më shumë se paraardhësit e vet, jo për t’i thënë lamtumirë Ligës së Kampionëve pa mbërritur as në çerekfinale. “Ankandi” i parë i ekipit anglez erdhi në minutën e 61-të, por Manchester City nuk ishte në gjendje për ta vënë Monakon “në litarë”. Qasja taktike e trajnerit spanjoll nuk ishte ideale.

2-Aguero: Sulmuesi argjentinas ishte i zhdukur në Monako dhe nuk e ushtroi rolin e liderit, siç duhet të jetë. Pavarësisht se shënoi dy gola në ndeshjen e parë, në Angli, në kthim bëri vetëm një gjuajtje në portë. Aguero është kthyer titullar pas lëndimit të Gabriel Jezus, por nuk po e tregon sa duhet vetveten.

3-Stones: Mbrojtësi arriti te Manchester City verën e vitit të kaluar për më shumë se 55 milionë euro, një shifër shumë e lartë për punën që është duke bërë tashmë nën urdhërat e Guardiolës. Ky lojtar është një nga të kryqëzuarit prej shtypit britanik, pas largimit të “qytetarëve” nga Liga e Kampionëve.

4- Bravo: Portieri kilian la Barcelonën për të qenë një garanci në mospësimin e golit te “qytetarët” e Pep Guardiolës. Edhe pse e filloi sezonin si portier i parë, ka pesë javë në Premier League që qëndron në stol. Edhe në raundin me eliminim direkt të Champions-it ka qenë rezervë e Willy Caballero.

5- Begiristain: Fakti se Txiki ishte drejtor sportive i Manchester City ishte kryesori, pse Guardiola nënshkroi me klubin anglez. Të dy ndërtuan një projekt të ri dhe përfunduar duke dhënë garanci. Sipas telesport, disbursimi financiar nuk ishte i vogël, por nuk kanë rezultatin e pritur. Më shumë se 100 milionë euro të shpenzuara për blerje të tilla, si Nolito, Sane, Gundogan, Stones, Bravo dhe Gabriel Jezus, por Manchester City e sheh veten jashtë Ligës së Kampionëve dhe 10 pikë prapa Chelsea, në klasifikimin e Premier League.