Transmetuar më 16-03-2017, 07:23

Pambuku është një maçok i bardhë i cili u gjet jashtë i verbuar dhe kur hapi sytë, i habiti të gjithë. Macja u gjet rrugëve të Royal Palm Beach të Floridas.

“Pambuku erdhi nga hiçi dhe nisi që të hante në tasin e ushqimit të maces sime. Pambuku dukej shumë i uritur, sikur të mos kishte ngrënë prej ditësh”, tha burri që e gjeti macen.

Pas kësaj ai i postoi fotot në Facebook dhe pyeti nëse dikush mund ta ndihmonte kafshën e gjorë. Reagimi i parë erdhi nga shoqata e mbrojtjes së kafshëve e cila mori dhe tha se ai vuante nga zgjebja.

Kjo sëmundje ishte motivi se pse Pambuku nuk mund të hapte sytë, por tani ai është i shëndetshëm dhe mrekullueshëm. Maçoku i ëmbël është në kërkim të një shtëpie dhe pronari të ri.

“Pak nga pak, nisi që të fitonte peshën. Ishte një surprizë të shikojë që ai kishte një sy blu dhe tjetrin jeshil. Qimet nisën që t’i rriteshin prapë”, tha Carmen Weinberg, drejtuesja e shoqatës së mbrojtjes së kafshëve.