Transmetuar më 15-03-2017, 18:41

Një mi shkaktoi shumë vonesë për një fluturim nga Londra në San Francisko.

Në momentin kur ekuipazhi i kompanisë britanike po bëhej gati për t’u ngjitur në fluturim nga Heathroë i  Londrës drejt San Franciscos, një mi ka lëvizur brenda në bord.

Kjo ishte edhe arsyeja se pse autoritetet vendosën të anulojnë fluturimin e avionit, duke vendosur të kontrollojnë gjendjen e lidhjeve elektrike të avionit për shkak se miu njihet si brejtës i kabllove dhe telave. Pasagjerët u transportuan me taksi për të hipur në një avion tjetër, katër orë më vonë./k.k/noa.al