Transmetuar më 15-03-2017, 17:54

Shumica e njerëzve duke e pasur si pozicionim të lehtë, e vendosin qumështin në derën e frigoriferit.

Por ekspertët ndërkombëtarë të shëndetësisë, e cilësojnë një veprim të tillë si një gabim shumë të madh, madje thonë se rrezikohet seriozisht shëndeti... dhe shpjegimi duket bindës.

Kjo pasi mund të helmohemi, për shkak se, dera është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit tuaj, duke bërë që qumështi të ketë më shumë gjasa të prishet.

Ajo që këshillohet është që qumështi të mbahet në raftet e mesme të frigoriferit që janë më të ftohta. Kështu që nëse deri më sot keni vepruar në mënyrë të gabuar, është momenti të ndryshoni.