Transmetuar më 15-03-2017, 17:24
Publicitet

Rrjeti social më i madh në botë Facebook po punon për të krijuar një opsion i cili parandalon vetëvrasjen.

Gjithçka do të funksionojë në mënyrë të tillë, ku nëse një mik i juaji i’u komunikon diçka shqetësuese, nëpërmjet raportimit te Facebook, rrjeti social vë në dispozicion mjetet e duhura për të lajmëruar autoritetet lokale, apo edhe sugjerime se si mund të menaxhohet një situatë e tillë.

Për realizimin e një opsioni të tillë Facebook po bashkëpunon me organizata Crisis Text Line dhe National Suice Prevention Lifeline. Në këtë mënyrë nëse një person ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike nëpërmjet Facebook Messenger, mund të kontaktojë me një qendër të kujdesit mendor.

Një tjetër risi është fakti se nëpërmjet teknologjive të fundit do bëhet e mundur identifikimi i fytyrës së personit që ka prirje vetëvrasëse dhe kjo teknologji do të aplikohet në Facebook Live dhe Facebook Messenger.

Gjithsesi ky opsion është ende në krijim e sipër dhe shpjegimet e mëtejshme do të komunikohen në vijim.