Transmetuar më 13-03-2017, 11:09

Humbja 2-1 e pësuar në javën e fundit të kampionatit kundër Deportivos ka qenë e treta në këtë sezon të La Liga-s për Barcelona-n, që ka zhvilluar ndeshjen e nëntë të kampionatit pa pasur në dispozicion Samuel Umtiti; gjashtë takimet e tjera ku ka munguar francezi janë mbyllur në barazim.

23-vjeçari është kthyer në një hajmali për katalanasit sepse kur ai luan, Barcelona fiton. Në 16 ndeshjet që trajneri Luis Enrique e ka aktivizuar francezin nga minuta e parë, Barça ka arritur të marrë gjithmonë tri pikët. Dhe nëse fitorja është e sigurt kur ai luan, humbja është pothuajse e pashmangshme kur ai nuk është në fushë.

Më specifikisht, në njëmbëdhjetë ndeshjet që ai nuk ka luajtur në të gjitha kompeticionet, katalanasit kanë arritur të marrin vetëm dy fitore: kundër Sportin Gijon në transfertë dhe kundër Deportivos në “Camp Nou”.

Në takimet e tjera kanë ardhur gjashtë barazime dhe tri humbje. Rastësi ose jo, e vërteta është se Umtiti ka treguar se është lojtari që jep më shumë rezultate në krah të Gerard Pique dhe se ka qenë blerja më e mirë e merkatos.