Transmetuar më 12-03-2017, 18:59

Skuadra e Barcelonës pëson humbje kundër Deportivo La Coruna me rezultatin 2-1, në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në “La Liga”.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Deportivos me golin e shënuar nga Joselu në minutën e 40’.

Ka qënë Suarez që ka barazuar në minutën e 46’, ndërsa goli i fitores për vendasit është shënuar nga Bergantinos 74’.

Kjo ishte humbja e tretë e sezonit për katalanasit, të cilët tani do të kenë disa ndeshje të vështira për t’i luajtur gjatë javëve të ardhshme kundër Valencias dhe Sevillas./a.k/noa.al/