Transmetuar më 11-03-2017, 22:52

Shkencëtarët danezë kanë konfirmuar  atë që dëgjohet shpesh në shoqëri, që gruaja ta shkurton jetën.

Ata arritën në përfundim se meshkujt e moshës mesatare kanë rrezik tri herë më të lartë të vdesin, nëse jetojnë me gra që vazhdimisht ankohen për ta, shkruajnë mediat daneze.

Studimi përfshiu 9 mijë e 857 burra dhe gra të moshave 36 deri në 52 vjet, të cilët kanë jetuar me një partner me të cilin shpesh janë përleshur, e që nuk jetojnë më për shkak se ishin nën stres të vazhdueshëm, transmeton indeksonline.

Kjo pasi meshkujt nuk janë të prirur njëësoj si femrat që të ankohen te miqtë, por mbajnë gjithçka për vete.