Transmetuar më 11-03-2017, 20:38

Kosova ka përjetuar momente dramatike gjatë luftës me Serbinë. Mijëra të vrarë, njerëz që humbën të afërmit e tyre dhe braktisën banesat. Së fundmi, në një intervistë të transmetuar në RTK, një dëshmitar serb, ka rrëfyer për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe gjatë së luftës.

Serbi, identiteti i të cilët nuk është zbuluar, në emisionin “Pa rrotulla” ka rrëfyer për një varrezë masive të shqiptarëve civilë të vrarë. Ai thotë se në Novi Pazar është një varrezë e tillë, ku janë vrarë mbi 20 civilë.

Po ashtu, ai theksoi për herë të parë, se trupat e shqiptarëve janë djegur me azot, ndërsa eshtrat e mbetur janë thyer me gurë dhe janë shtruar në rrugë, për të humbur dëshmitë.