Transmetuar më 09-03-2017, 11:43

Teknologjia mund të vrasë njerëzimin, dhe një “qeveri botërore” mund të jetë shpresa e fundit, ka thënë studiuesi Stephen Hawking, duke paralajmëruar se teknologjia duhet kontrolluar për të mbrojtur të ardhmen e njerëzimit.

Fizikanti, që ka folur për rreziqet e inteligjencës artificiale në të kaluarën, thotë se "logjika dhe arsyeja" jonë mund të jetë e vetmja mënyrë për të mundur rritjem e kërcënimit të asaj që ai e quan luftë bërthamore ose biologjike.

 "Që nga qytetërimi, agresioni filloi të ishte prezent  meqenëse ka edhe ka përparësi të caktuara mbijetese. Kemi nevojë për ta konktrolluar këtë instikt të trashëguar nga logjika dhe arsyeja jonë”- tha Hawking për revistën “Time”.

Ai sugjeron se shumë prej qeverive botërore mund të jenë ideale për punë, por do të krijonin shumë problem për veten e tyre. Përpos rreziqeve, ai mendon se rraca njerëzore do të gjejë mekanizmat për të dalë nga ky rrezik. Ai thotë se janë zhvilluar teknologji që mund të shkatërrojnë gjithë tokën. Në një artikull të publikuar në “The Guardian” profesori Hawking shpjegoi se çfarë shqetëson atë për të ardhmen e planetit tonë.

 "Për mua, tani më shumë se në çdo kohë në historinë tonë, njerëzit duhet të punojnë të bashkuar. Ne përballemi me sfida të tmerrshme mjedisore: ndryshimet klimatike, mbipopullimi, shkatërrimi i llojeve të tjera, sëmundje epidemike, acidifikimin e oqeaneve, etj”.