Transmetuar më 08-03-2017, 15:19

Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime e vranësira të lehta e kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme do të paraqiten zonat malore të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga kthjellimet, por sërish zonat malore lindore paraqiten me vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjatë mëngjesit por mesdita do të sjellë sërish rritje të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare, kryesisht ato Joniane të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Përsa i përket kontinentit Europian, moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të tij. Por në disa rajone të Europës, konkretisht vendet nordike dhe vendet lindore, temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta. Vranësirat dhe shirat do të dominojnë në Europën Qendrore, zonën e Alpeve  si edhe brigjet e detit Egje por intensiteti i tyre do të jetë i ulët./b.l/noa.al/