Transmetuar më 08-03-2017, 12:15
Publicitet

T’i bësh foto ushqimit që je gati për të ngrënë mund t’ju ndihmojë që të humbisni peshë.

Një kërkim i ri shkencor ka dalë në këtë përfundim të çuditshëm, duke thënë se postimi i fotos nëpër rrjetet sociale mund të bëjë që të kuptoni vërtetë sasinë e ushqimit që po konsumoni.

Gjithashtu, për të gjithë ata që po ndiqen nga një dietolog, dokumentimi i porcioneve të ushqimit bën më të lehtë monitorimin e personit që po përpiqet që të heqë disa kilogramë.

Aktualisht, dietologët i ndjekin pacientët duke i dhënë atyre të plotësojnë formularë me ushqimet që kanë grënë gjatë ditës, por shumë njerëz nuk i llogarisin dot mirë porcionet që konsumojnë.

Loading...