Transmetuar më 07-03-2017, 20:10
Publicitet

Pamjet e mëposhtme tregojnë një plazh, të cilin mund ta arrini vetëm nëpërmjet një tuneli të gjatë 80 metra, që lidh Oqeanin Paqësor.

Në zemër të arkipelagut amerikano-qendror, në ishullin Marieta, Meksikë, gjendet “Playa del Amor” apo “Plazhi i dashurisë”, një plazh i formuar shekuj më parë, në brendësi të një krateri vullkanik.

Një vend shumë i bukur, që Komisioni Kombëtar, për të mbrojtur vendet natyrore, ka vendosur ta hapë për publikun vetëm tre muaj në vit, për të mos e dëmtuar.

Në hapjen e tij, Komisioni ka vendosur disa rregulla:

Ishulli mund të frekuentohet maksimumi nga 116 persona në ditë, ekskursionet janë të limituara me maksimumin 30 minuta dhe numri i grupeve nuk duhet t’i kalojë 15 persona./a.k/noa.al/