Transmetuar më 07-03-2017, 19:10
Publicitet

Facebook duket se tani e ka gjetur një mënyrë për të luftuar lajmet e pavërteta. Prej një kohe të gjatë Facebook i ka rritur përpjekjet e tij për të hequr tërësisht nxitjet për faqet të cilat kanë përhapur informacion mashtrues dhe me qëllim të keq.

Rrjeti social së fundmi ka shtuar edhe butonin "Dispute" me të cilin dëshiron që njerëzit dhe faqet e tjera të verifikuara ta kontestojnë përmbajtjen mashtruese që po qarkullon në Facebook.

Butoni "Dispute" i lejon përdoruesit ose vëzhguesit e dezinformatave të etiketojnë një përmbajtje të veçantë lajmeve si të pavërteta.

Sipas publikimit të botuar nga Gizmondo thuhet se Facebook gjithashtu është duke e përpiluar listën e publikuesve me përmbajtje të rreme dhe dezinformata dhe ndaj këtyre faqeve do të shtojë sanksione në mënyrë që ta zvogëlojë numrin e këtyre lajmeve të pavërteta në faqen e tyre.

Loading...