Transmetuar më 07-03-2017, 09:17

Eksperimentet e shkencëtarëve kanë dalë në përfundimin se në planetin Mars, ka pasur më shumë lagështirë sesa mund të imagjinohej më parë. Studimet, që cilësohen si shokuese, nxjerrin në pah se “planeti i kuq” ka qenë “shtëpia” e mineraleve të hidrogjenit, të cilat gjenden zakonisht te meteorët.

“Kjo është shumë e rëndësishme për të treguar nëse uji në Mars ka qenë përbërje e vetë planetit apo e komentave dhe meteorëve”- thotë Martin Kurz, një shkencëtar, pjesë e stafit Berkeley Lab's ALS, në Kaliforni i cili ka marrë pjesë në disa studime interesante.

Ndërkaq, në bazë të studimit në këtë planet, presionet dhe temperaturat e krijuara, janë krahasuar me ndikimet që mund të kenë edhe meteorët.

Studiuesit sulmuan edhe ato që quhen mostra sintetike, me pllaka metalike, duke gjuajtur me presion gazi nëpërmjet një arme me shpejtësi gjysmë milje për sekondë.

Planeti Mars, mendohet të jetë formuar rreth 4.6 miliardë vjet më parë, në të njëjtën kohë me Tokën dhe pjesën tjetër të sistemit tonë diellor.