Transmetuar më 06-03-2017, 10:48

Ai është një robot dhe ju vjen në ndihmë për të gjetur çelësat, ju kujton të rezervoni pushimet verore, madje ndihmon të vetmuarit në Britani që janë prekur nga humbja e kujtesës. Kjo pajisje, që kushton 15 mijë paund, është duke u testuar në shtëpitë e një pjesë të vogël të pacientëve britanikë, me shpresë se përfundimisht mund të revolucionarizojë mënyrën e përkujdesjes për ta.

Roboti Mario, është projektuar për të mbajtur aktive mendjet e miqve të tij përdorues dhe për të ndihmuar të largojë vetminë te personat që kanë probleme me kujtesën. Por, kritikët kanë vënë në pikëpyetje nëse një robot mund të jetë një zëvendësues i përshtatshëm për kontakt të vërtetë njerëzor.

Mario është duke u testuar me njerëzit në fazat e hershme të sëmundjeve mendore, në Stockport, Greater Manchester. Andy Bleaden, këshilltari zyrtar për projektin pilot, shpjegon se roboti është duke u zhvilluar për t’u angazhuar me njerëzit në një nivel më të thellë se sa thjesht duke dhënë informacion të tillë si koha, moti dhe ngjarjet e ardhshme. Mario është i pajisur edhe me një sensor që mund të përdoret për të gjetur sendet e humbura.