Transmetuar më 05-03-2017, 12:17

Një vrasje makabre ka ndodhur në Këlcyrë, ku një 30-vjeçar i ka prerë kokën një 66-vjeçari. Autori i krimit është Alban Voda, 30, vjeç, ndërsa viktima N.H., 66 vjeç.

Siç raportojnë burime zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin “Uji i Mirë”, Njësia administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.

Autori i cili dyshohet se vuante nga çrregullime mendore, rezuzlton të jetë një person me precedentë penalë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 30 vjeçarit dhe viktimës për një çështje pronësie.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të riun i cili po merret në pyetje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/