Transmetuar më 04-03-2017, 15:06

Telashi me kete shtet, fryt i vullnetit nderkombetar, ka qene se per hir te ekzistences se tij eshte toleruar inercia jugosllaviste e mbizoterimit te nje etnie mbi te tjerat.

Nga Arian Galdini

Duket sikur punet e Maqedonise po notojne ne ujera te thella dhe te ftohta. Ivanovi nuk pranon t’ia jape mandatin Zoran Zaevit. Nikolla Gruevski kerkon te hyje ne burg vetem qe shqiptaret te mos e fitojne Platformen. Ndersa Partite Politike shqiptare kane firmosur nje Platforme te Perbashket, por ende nuk e kane nje kordinim me njera-tjetren.

Titujt per lufte civile ne Maqedoni kane mbushur gazetat, televizionet dhe portalet anekend Rajonit. Konfliktualiteti politik, po rreshket cdo dite e me teper ne konfliktualitet etnik.

Zemerngriret po presin qe te plase nga dita ne dite dhe e keqja te pllakose.

Mendjenxiret e ushqejne kete ankth dhe ndjesi, sepse kjo u siguron fatura te mirepaguara.

E verteta eshte ca me ndryshe. Edhe lufta e vitit 2001, ne Maqedoni ishte kaq e kuadratizuar saqe shpesh nuk kuptohej  nese aty kishte dy pale qe luftonin, apo ishte njera pale qe luftonte dhe tjetra qe luante luftash sepse kuptoi se ajo qe quhet ushtria e Maqedonise dhe Forcat e Sigurise se Maqedonise, nuk ekzistonin.

Shqiptaret nen udheheqjen  e Ali Ahmetit bene nje lufte heroike, e cila e nxori krejt zbuluar te verteten e madhe se shteti i Maqedonise, ekzistonte vetem si nje vullnet nderkombetar, me teper sesa si nje realitet praktik.

Telashi me kete shtet, fryt i vullnetit nderkombetar, ka qene se per hir te ekzistences se tij eshte toleruar inercia jugosllaviste e mbizoterimit te nje etnie mbi te tjerat. Sllavomaqedonasit e Gligorovit e deri tek Cervenkovski, Ivanovi e Gruevski, jane ndjere si Serbet e Jugosllavise, kur flitej per vellazeri mes popujve, ndersa njeri prej tyre i shkelte me kembe gjithe popujt e tjere brenda Republikes. Formulat e Badinterit nuk siguruan aspak dalje nga situata e as perfaqesim me te drejte. Madje me vitet qe kalonin, u bene beteja te medha civile qe te fitohej Universiteti i Tetoves, e drejta e flamurit, e disa te drejta te tjera. Sidoqofte, shqiptaret jetonin ne segregacion, perjashtim, diskriminim dhe trysni te ashper nga shteti qe qeverisej vetem nga sllavomaqedonasit. PPD e Abdurrahman Halitit nuk e kishte as fuqine e as mundesine por as pergatitjen e duhur politik dhe programatik qe bashkeqeverisjen ta nxirrte nga dekoracioni qe fshihte segregacionin. U desh ardhja ne skene e PDSH-se se Arbën Xhaferit dhe Menduh Thacit qe politikisht dhe programatikisht shqiptaret te benin marreveshje dinjiteti me sllavomaqedonasit. Sigurisht qe ku proces kerkonte kohen e tij. Arben Xhaferi dhe Menduh Thaci, paten fatkeqesine e ardhjes ne skene ne nje kohe kur durimi i shqiptareve ishte sosur. Procesualiteti i ngirtjes se perfaqesimit dhe pozicionimit te shqiptarve ne Maqedoni, u nderpre nga lufta e 2001.

Kjo lufte solli nenshkrimin e Marreveshjes se Ohrit, e cila u be nje dokument zyrtar dhe themeltar per ekzistencen e Maqedonise, sepse vendoste ne vendin e merituar shqiptaret e Maqedonise. Asokohe, Arben Xhaferi dhe Menduh Thaci nuk u ankuan per nderprerjen e procesualitetit te tyre si bashkeqeverises, por menjehere u bene ndihmues te luftes se Ali Ahmetit dhe UCK, si edhe nenshkrues te Marreveshjes se Ohrit edhe si perfaqesues te Ali Ahmetit.

Gjithcka me pas rrodhi si nje paqe tinzare. Shqiptaret fituan pervec Universitetit te Tetoves edhe UEJL-in apo Shtulin sic e therrasin ata Universitetin e Europes Jug Lindore, fituan edhe shume mundesi dhe te drejta te tjera, gjithesesi te gjitha keto te dhena me pikatore nga sllavomaqedonasit dhe si dhurate e bere prej tyre, jo si detyrim ekzistencial per kete shtet multietnik dhe multifetar.

Edhe kur vete Ali Ahmeti erdhi ne qeveri bashke me Cervenkovskin e me pas bashke me Gruevskin, pati permiresime te ndjeshme, por jo si fryt i nje detyrimi ekzistencial dhe standart-respektues  i shtetit ku shqiptaret jane etni shtetformuese. Sllavomaqedonasit vijuan ta mbanne segregacionin dhe perjashtimin e shqiptareve si nje politike institucionale dhe elektorale. Ne gjithe keto vite ata e edukuan cdo qeverises, cdo politikan e cdo qytetar sllavomaqedonas se Maqedonia u perket vetem atyre dhe se shqiptaret po duan tua marin. Asnjehere nuk e kane pranuar se Maqedonia eshte e tyre po aq sa eshte e shqiptareve.  Asnjehere. Ngritja e qytetarit shqiptar ne nivelin e qytetarit te barabarte, atyre u duket si fundi i botes qe quhet shqiptarizim i Maqedonise. Per ata shqiptari i vetem me te cilin jane te pajtueshem eshte shqiptari qe e pranon te jete qytetar i nivelit te dyte. 

Sidomos Nikolla Gruevski i cili i hyri aventures politike dhe elektorale per te krijuar identitetin e ri te maqedonasit te lashte, e ka si domosdoshmeri bazike krijimin e mitit se maqedonasi i lashte eshte ne shtepi dhe shqiptari eshte i ardhur i paftuar aty, dmth pushtues. Ketu takohet Gruevski me Miloshevicin, Vucicin dhe Dacicin.

Shpenzoi qindra miliona euro, nje mal me propagande qe ta krijonte kete maqedonasin sui generis qe beson se e ka Aleksandrin e Madh katragjysh.

Tani i duhet te dorezohet ose te luftoje. Ky eshte edhe thelbi i bucimave te daulleve te luftes.

Gruevski dhe i gjithe iluzioni idiotesk i krijimit te maqedonasit sternip te Aleksandrit te Madh, marin fund me krijimin e Qeverise se re te Zoran Zaevit, i cili ka mare 70 mije vota shqiptaresh, ka deputete shqiptare ne partine e tij dhe ka pranuar Platformen Shqiptare si marreveshje per te siguruar bashkeqeverisjen me shqiptaret.

Moska qe do aspra per pazar, e inkurajon Gruevskin tu bjere tupaneve te luftes. Por Moska eshte larg dhe nuk eshte e gatshme te harxhoje shume energji per ato pak aspra qe u krijon Gruevski ne negociaten nderkombetare. Do ta perdorin, e nuk do ta mbeshtesin dot. Serbia eshte vendi me i afert qe e ka nje fushate zgjedhore per President ne pak jave.

Vucici qe te munde hijen e babes se tij politkk, Sheshelit, ka nevoje te jete ne krye te kesaj lufte speciale qe ka nisur kunder shqiptareve. Serbia e Vucicit dhe Dacicit mund te jene mbeshtetesit e vetem reale te Gruevskit. Vucici dhe Dacici mund te jene e vetmja garanci qe leviz duart e Gruevskit per tu rene daulleve te luftes. Turqia e ndonje vend tjeter vetem trazojne gjerat pa synuar te nxisin asgje qe kalon masen.

Nderkohe qe Shqiperia dhe Kosova nuk kane luajtur asnje rol trazues, perkunderazi kane bere detyren e faktorit te stabilitetit, duke inkurajuar nje Maqedoni te barabarte dhe te drejte per te gjithe qytetaret e saj, nje Maqedoni multietnike, multifetare dhe euroatlantike. Shqiperia dhe Kosova kane qene ne te njejten frekuence me BE dhe SHBA.

Dalja e Gruevskit dhe e Ivanovit per ti shpallur shqiptaret Armiq te Shtetit ne Maqedoni, eshte nje marrezi qe deshmon edhe njehere si cdo here me pare, se Nikolla Gruevski eshte nje kundershtar i paepur i ekzistences se Maqedonise. Gruevski synon te provokoje per llogari te Serbise thirrje reciproke nga pala shqiptare per ndarje te Maqedonise. Cdo spirale dhe thirrje e kesollojshme per ndryshim kufijsh dhe cenimi te stabilitetit, ul perseri ne tryeze serbet per te kerkuar ndarje te Kosoves. Ndaj asnje shqiptar nuk duhet te beje per tu dukur patriot e per nje grusht vota, thirrje te nxituara te cilat kerkojne shpallje pavaresie te Ilirides a te tilla histori. Ne shqiptaret, jemi ne krah te Perendimit dhe Perendimi eshte ne krahun tone. Nuk ka vend per panik e as nxitim. Mbrojtja e integritetit te Maqedonise ka rendesi per Perendimin dhe patjeter edhe per ne shqiptaret.

Te mos biem ne nivelin e ulet te Gruevskit. Ne nuk kemi pse ta ndajme Maqedonine. Mund ta federalizojme, por jo ta ndajme. Maqedonia eshte e shqiptareve po aq sa edhe eshte e sllavomaqedonasve.

Edhe pse Gruevski po perpiqet ta zhyse Maqedonine ne ujera te thella e te ftohta, nuk ka c’ben. Maqedonia nuk ka as det e as oqean, keshtu qe nuk ka as peshkaqene.

Shume shpejt Maqedonia do ta kete edhe Qeverine e saj te re me Kryeminister Zoran Zaevin dhe me shqiptaret si te barabarte.

Nikolla Gruevski ka vetem nje udhe te hapur, ate perballe Prokurorise Speciale e se shpejti edhe te Gjykates Speciale.

Maqedonia ka votuar per ndryshimin, stabilitetin dhe euroatlantizmin. Dhe keto do ti kete.