Transmetuar më 04-03-2017, 12:58

Një shqiptar i Kosovës është ekzekutuar me breshëri plumbash në gjoks në Ulqin të Malit të Zi. Një i ri malazez, Savo Djuricic 29 vjeç, vrau me armë zjarri këtë të enjte, një nga katër vëllezërit e familjes shqiptare Likaj nga Kosova.

Djuricic ka vrarë në Pinjes me armë, Becë Likaj 53 vjeç nga Kosova, ndërsa më pas u largua në drejtim të ish-hotelit “Galeb”, ku hodhi armën, dhe pak minuta më vonë u arrestua nga policia.

Autorësia e krimit është pohuar edhe nga vëllai i të dyshuarit me emrin Marko, i cili tha se askush nuk e di se çfarë ka ndodhur, duke deklaruar se me veprimin e bërë i vëllai shkatërroi veten por edhe gjithë familjen.

Pas kësaj ngjarje familjet i ruhen një gjakmarrje. Ndërkohë për të hedhur më shumë dritë mbi sa ka ndodhur, policia vijon hetimet./a.y/noa.al