Transmetuar më 01-03-2017, 12:10

Laç, 1 shkurt 2017, NOA.al- Shefi i rendit në policinë e Laçit, Ylli Vata është shpallur në kërkim.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arresti për arrestimin e tij, si i përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Ai dyshohet se është i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike dhe favorizimin e kultivuesve.

Ndaj tij Gjykata e Kurbinit ka lëshuar në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”./a.y/noa.al