Transmetuar më 28-02-2017, 13:41

Stresi është një prej gjërave që shkatërron jetën e çdo njeriu, madje edhe shëndetin. Për ta luftuar përdoren një sërë zgjidhjesh dhe trajtimesh, kur në fakt mjafton të rrethohemi nga njerëz të dashur dhe të besuar, të gatshëm për të dëgjuar shqetësime tona.

Bazuar në një studim anglez të drejtuar nga profesor Robin Dunbar, i Universitetit të Oxford, pasja e një grupi miqsh të ngushtë, arrin që ta bëjë një femër shumë më pjellore, pasi ajo shfryn stresin dhe ndihet më e lehtësuar.

Më konkretisht femrat kanë nevojë për pesë lidhje miqësie të vërteta dhe të ngushta.

“Pasja e pesë miqve do të thotë pesë shpatulla ku mund të mbështetesh dhe mposhtësh stresin”, thotë profesor Dunbar, i cili e bazon teorinë e tij në një eksperiment me majmun.

Ai pretendon se meshkujt dhe femrat sillen krejt ndryshe, kur flitet për miqësinë. Nëse meshkujt ndajnë eksperiencën për ndeshjet apo mbrëmjet në lokale, femrat pëlqejnë të kultivojnë raportin e tyre ditë pas dite, edhe duke dërguar mesazhe apo duke folur në telefon, shkruan noa.al Thënë ndryshe, miqësitë mes femrave janë shumë më impenjative dhe për këtë arsye nuk duhet të jenë më shumë se 5.

Kjo për shkak se bëhet shumë e vështirë që të mbash më shumë se kaq paralelisht. Me pak fjalë, ato femra që duan të bëhen me fëmijë, bëjnë mirë ta reduktojnë rrethin e tyre të miqësisë./a.y/noa.al