Transmetuar më 24-02-2017, 08:25

 Një emër i ri mund t’i bashkohet Kombëtares shqiptare në futboll. Bëhet fjalë për Ivan Balliu Kampeni, djaloshi i lindur në Kataluni të Spanjës, shkruan albinfo.ch.

Mbrojtësi është i lindur në Kataluni, me baba shqiptar dhe me nënë spanjolle. Futbollisti 25-vjeçar është prej tre vitesh pjesë e skuadrës së Metzit, në Ligën e Parë të Francës.

Ivan Balliu është rritur tek akademia katalanase e Barcelonës dhe deri në vitin 2008 ka qenë pjesë e Kombëtares U-17 të Spanjës

Ai është aktivizuar në 16 nga 26 javët e luajtura si titullar dhe së fundmi ka kaluar një dëmtim që e ka lënë jashtë për disa javë.

Ivan Balliu është rritur tek akademia katalanase e Barcelonës dhe deri në vitin 2008 ka qenë pjesë e Kombëtares U-17 të Spanjës. /noa.al