Transmetuar më 23-02-2017, 22:31

Një burrë, i cili zbuloi një krijesë misterioze, rreth dy metra e gjysmë të gjatë, në breg të plazhit Cornish, por kërkon ndihmë për identitetin e saj.

Chris Crane po shëtiste në plazh në Charlestown, Britani gjatë ditës së hënë kur u përball me këtë kafshë që dallgët e kishin nxjerrë në breg. Ai shpjegoi se krijesa kishte ditë që kishte dalë në sipërfaqe, pasi kishte nisur të mbante erë.

Deri tani Chris nuk ka patur fat në identifikimin e saj, pavarësisht hipotezave të ndryshme. Disa sugjeruan se mund të ishte një lloj balene, e të tjerë që mund të ishte krijesa mistike e detit Cortish, e njohur si gjarpri Morgawr.

Në folklorin Cornish, krijesa shfaqet për herë të parë pranë Pendennis Point në vitin 1975. Ajo përshkruhej si një qënie me trup e qafë të gjatë dhe lëkurë të zezë ose kafe të errët.