Transmetuar më 23-02-2017, 22:01

Afërdita Dreshaj  ka humbur një njëri shumë të afërt. Bëhet fjalë për gjyshin e këngëtares, i cili ka ndërruar jetë pak ditë më parë.

Përmes një fotoje të publikuar në rrjetin e saj Facebook, Afërdita shfaqet e veshur me kostumin popullor, teksa qëndron e buzëqeshur krah gjyshit të saj.

“Pusho në paqe gjyshi im i dashur. Të dua, gjithmonë do të jesh në zemrën time”, shkruan Afërdita.

Këngëtarja prej ditësh tashmë, nuk ka publikuar asgjë në rrjetet sociale dhe po e kalon gjithë këtë situatë mbyllur në vetvete.

Vdekja e gjyshit e ka kthyer bukuroshen shqiptare në Kosovë këto ditë, pasi ajo prej kohësh jeton në Amerikë./b.l/noa.al/