Transmetuar më 23-02-2017, 21:04

“I vetëm në shtëpi” është një prej filmave të papërsëritshëm sepse nuk mund të gjeni ndonjë tjetër me atmosferë kaq magjike dhe festive. Ky film komedi është filmuar në fillim të viteve 1990, por ende pëlqehet nga njerëzit anekënd botës.

Filmi u pëlqye menjëherë në të gjithë botën duke u kthyer në një hit të vërtetë, aq sa jepet çdo vit gjatë Krishtlindjeve. Edhe në Shqipëri ky film është mjaft i famshëm, dhe janë të rrallë ata që nuk e kanë shikuar të paktën njëherë.

Por sot, pas 26 vjetësh ka kaluar shumë kohë. Ku janë aktorët tani? Çfarë ka ndodhur me Kevin-in, xhaxhain e tij Frank dhe Fuller-in? Hidhini një sy aktorëve të familjes së famshme McCallister për të parë sa kanë ndryshuar në këto 25 vite.