Transmetuar më 23-02-2017, 18:13

Një ish i dënuar politik i cili kërcënoi se do hidhej nga vinçi po zbret pas negociatave me forcat e policisë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në rrugën "Ibrahim Rugova", përballë Kishës Ortodokse në Tiranë.

Burime nga policia bënë me dije se 61 vjeçari Xhemal Zhuri, kishte hipur në një vinç, i cili kërcënonte se do hidhej pasi nuk kishte marrë këstin e gjashtë të parave si i persekutuar politik.

Policia menjëherë pas njoftimit mbërriti në vendngjarje dhe përmes negociatave arriti që pas rreth dy orësh Zhuli të bindet për të zbritur nga vinçi ku kishte hipur.

Xhemal Zhuri kishte tentuar hedhjen edhe dy herë të tjera, në shkurt të vitit 2012 dhe në nëntor të 2015-ës, nga vinçet e pallateve në Tiranë me argumentin se po i bëheshin vonesa në pagesën e kësteve dhe se ato ishin i vetmi burim jetese për të./b.l/noa.al/