Transmetuar më 23-02-2017, 16:41
Real Madrid raportohet se është në bisedime sekrete me Chelsean për transferimin e Eden Hazardit. Spanjollët janë të bindur se marrëveshja mes tre palëve mund të arrihet gjatë kësaj vere.
Pas sezonit zhgënjyes në vitin e kaluar, Hazard sivjet ka realizuar 10 gola në Premier Ligë, për t’i ndihmuar ekipit që të sigurojë pozitën e parë në ligë.
Raportohet se Hazardi ka pëlqyer jetën në Spanjë, ndërsa Diario Gol shkruan se Real Madridi është afër transferimit të yllit të Chelseat dhe po kërkon nënshkrimin e lojtarit të madh gjatë verës.
Çdo marrëveshje e arritur mund të thyejë rekordin prej 105 milionë eurove të arritur nga Manchester Unitedi për Paul Pogban.