Transmetuar më 23-02-2017, 16:38

Gjithë skena u fiksua në pyjet e malit Meta, në kufi mes Abruzzo dhe Molise në Itali. Në parkun kombëtar të Abruzzo, një dhelpër i’u afrua një grupi ekskursionistësh, fundjavën e kaluar.

Mes tyre ishte edhe Pietro Santuçi, i cili arriti të filmojë një moment të veçantë, dhelprën e cila tamam si një fëmijë po shtriqej në dëborë.

“Dhelpra na ndoqi sepse donte diçka për të ngrënë. Por është shunmë e gabuar t’u japësh ushqim kafshëve të egra. Kështu që nuk i dhamë asgjë, por mundëm ta fotografonim. U kthyem edhe një ditë më vonë dhe ishte sërish aty. Dukej sikur po na priste”, shkruan Santuçi në Facebook./a.y/noa.al