Transmetuar më 23-02-2017, 16:04

Lushnje, 23 shkurt 2017, NOA.al- Një person në Lushnje ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa ka qenë duke punuar.

Paraditen e sotme në fshatin Dushk të Lushnjes, 52- vjeçari Bujar Shpata ka qenë duke punuar me zetor, kur në një moment ka zbritur nga mjeti për të pastruar plugun.

Shpata ka zbritur, por pa e fikur mjetin duke bërë që trupi të copëtohet nga plugu i ndezur. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të shumta të pësuara.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa paraprakisht nebdiget se gjithçka ka qenë aksidentale./a.y/noa.al