Transmetuar më 23-02-2017, 10:50

Arrestohet autori i dytë për vjedhjen e një argjendarie në Sarandë, ngjarje e ndodhur me 9 shkurt 2017. Sipas policisë, Edmond Poçi, 34 vjeç, banues në Ksamil ka bashkëpunuar me Nikolin Beka 34 vjeç, tashmë i arrestuar.

Personat në fjalë, kanë përdorur një levë për të shqyer derën e argjendarisë që ndodhet në lagjen Nr1., Sarandë dhe aty kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish të shtrenjta, të cilat kushtonin miliona lekë.

Argjendaria ishte në pronësi të shtetasit M.P., 69 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 të pasdites. Për ngjarjen, blutë arrestuan edhe shtetasin Artan Murtaj, 34 vjeç për përkrahje të autorit të  krimit Nikolin Baka, duke e ndihmuar këtë të fundit me fshehjen e tij. /noa.al