Transmetuar më 23-02-2017, 10:25

Prej më shumë se një muaj e gjysëm rrihte nënën dhe motrën, arrestohet nga policia lushnjari. Në pranga ka rënë shtetasi Elton Mezini, 21 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnjë. I riu ishte kthyer në tmerrin e nënës dhe motrës, pasi në mënyrë të përsëritur ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike.

Situata u bë e padurueshme dhe e frikshme, kështu që dy femrat e familjes Mezini vendosën që ta denonconin të riun në polici. Në dëshminë e dhënë nëna A. Mezini 45 vjeç dhe motra E. Mezini 20 vjeçe, kanë thënë se prej më shumë se 1 muaji kanë rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike.

Madje, i riu i kërcënonte edhe me jetë. Pas dhënies së dëshmisë, nëna dhe motra e dhunuesit kanë shkuar në banesë së bashku me policinë. Këta të fundit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 21-vjeçarit. Ndaj tij rëndon akuza e dhunës në familje. /noa.al