Transmetuar më 23-02-2017, 09:47

Një pikë e këmbimit të parave është vjedhur gjatë natës dhe dyshohet se autorët kanë marrë 1.200.000 lekë, 3.000 dollarë amerikanë dhe 1000 dollarë kanadezë.

 Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron” në zonën e Laprakës, në pronësi të shtetasit L.B., i cili në mëngjes ka konstatuar shumë e vjedhur. Policia ka nisur procedimin penal ndaj 3 punonjësve të policisë private, të cilët kanë neglizhuar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos marrë masat e duhura për vlerësimin e situatës.

Policia thotë se alarmi i pikës së këmbimit të parave ka rënë 3 herë dhe shtetasit me iniciale A.P., 45 vjeç, V.M., 34 vjeç dhe L.P., 32 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjës të SHPSF, nuk kanë ndërhyrë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./noa.al