Transmetuar më 22-02-2017, 21:26

Shqipëria e ka të ndaluar ushtrimin e prostitucionit. Megjithëse shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e këtij "zanati" dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet burg, shumë hotele dhe motele e ofrojnë këtë shërbim."Fiks Fare" dokumentoi me zë dhe figurë një tjetër rast prostitucioni, kësaj here në qytezën e Maliqit, në Korçë. Hoteli ndodhet në afërsi të rrugës nacionale, në vendin e quajtur kryqëzimi i Maliqit. Pronari i këtij hoteli tregon për Fiksin se ka disa vajza që i shfrytëzon si prostituta, ku më e vogla është 25-vjeçe.Gazetarët e Fiksit bisedojnë me punëtorin, ku i tregojnë se janë "kontaktuar" nga një shtetas italian që kërkon ndonjë çupë të mirë.Ata i thonë se "klienti" është rreth 40 vjeç dhe kërkon çupa të vogla. Pronari i thotë se më e vogla është 25-vjeçe, ndërsa thotë se nuk ka më të vogla. Pronari thotë se pazarin duhet ta bëjnë vetë "italiani" dhe prostituta. Pronari i thotë gazetarit se vajzat rrinë deri në orën 15:30-16:00.Më tej i shpjegon edhe prostitutën 25-vjeçare. "Është 25 vjeçare është shumë e mirë, bile, bile nuk rri ajo këtu, rri lartë se nuk i ka qejf kështu" i thotë pronari. Në fund, gazetari i kërkon pronarit që të shohë prostitutën. Pasi ia tregon i thotë nëse i pëlqen, ndërsa për këtë shërbim nuk kërkon lekë.Para pak javësh, Fiks Fare transmetoi mënyrën e rekrutimit të masazhatoreve, të cilat në fakt ishin punonjëse seksi. Gazetarët telefonuan disa pronarë lokalesh dhe qendra masazhesh duke kërkuar punë. Gjatë takimeve, pronarët dhe administratorët i kërkuan gazetares se gjatë punës, klientët mund të kërkonin edhe masazhe erotike. Ata kishin kodet përkatëse, ku "body-body" ishte masazh trup më trup, ndërsa "happy end", ishte seksi oral.Ndërkohë, në fund të sezonit të vitit të kaluar, Fiksi transmetoi investigimin se si vajzat shqiptare pranojnë të punojnë në “kompani” fantazmë duke performuar seks online me klientë nga e gjithë bota. Një gazetare u fut në këtë rrjet dhe zbuloi të paktën 5 apartamente në Tiranë, ku vajza të reja performonin seks përpara kamerës së një kompjuteri. Në kamerat e fshehta, vajzat thanë se paguhen mirë dhe se fitimi i tyre rritet sa më gjatë ta mbajnë klientin në linjë. Ato fitojnë deri në 20 mijë lekë të reja në një natë. Ndërkohë, disa vajza thanë se bien pre e kërcënimeve pasi regjistrohen dhe më pas shantazhohen në mënyrë që të mos largohen nga puna. Disa vajza ishin detyruar të bënin gjëra perverse dhe të dhimbshme. Njëra prej tyre tha se, ka tentuar të vrasë veten nga këto kërcënime.Po në 2016 (muaji prill), gazetarët e Fiksit bënë një bisedë me 5 prostituta që qëndronin përgjatë rrugës nacionale Rrogozhinë – Fier. Ato treguan se pazarin e kishin 1 mijë lekë të reja, dhe vendi ku ushtronin profesionin është poshtë urës. Prostitutat thanë se bëjnë rreth 10 mijë lekë të reja në ditë.Biseda e gazetarit me punonjësin e lokalit dhe prostitutën në MaliqFiksi – Turp është.Punonjësi i lokalit – S’është bre turp, është për qejf. Ça doni?Fiksi – Një italian më tha me gjej ndonjë çupë të mirë.Punonjësi i lokalit – Çfarë moshe ka ay? Kam lartë.Fiksi – Ai është nja 40 e ca vjeç i do të vogla në fakt.Punonjësi i lokalit -25 vjeçe.Fiksi – 25 vjeçePunonjësi i lokalit – Kam një lartëFiksi – Do ta sjell, po më të vogla ka?Punonjësi i lokalit – S’ka.Fiksi – EePunonjësi i lokalit – S’kaFiksi – Është 25 vjeçePunonjësi i lokalit – Ja vlenFiksi – Ja vlen ë? Pazari nuk është problem fare.Punonjësi i lokalit – Le ta bëjnë vetë, le ta bëj vetë.Fiksi – Nuk kam problem për pazarin unë, ai do të kënaqet.Punonjësi i lokalit – PoFiksi – Mirë nuk ka ndonjë kështu…Punonjësi i lokalit – Kto deri në orën tre e gjysëm, katër rrijnë këtu.Fiksi – Rrijnë këtu, marr vesh unëFiksi – E kisha llafin ndonjë të vogël, burrash po të them, do ndonjë prej shkollePunonjësi i lokalit – Jo s’ka. Është mo logjike ajo ta them unë është me llogjik.Fiksi – Mua më vjen turp, po ça t’u bëj atyre. Po kanë qef, lekun e kanëPunonjësi i lokalit – Kanë qef, bravo. Pa merak, është 25 vjeçare është shumë e mirë, bile, bile nuk rri ajo këtu, rri lartë se nuk i ka qef kështu që…Fiksi – E di, e diel. Them ta shikoj, si mundet ta shikoj atëPunonjësi i lokalit – Tani do dalësh ti, ta nxjerr unë.Fiksi – Në rregull, mirëPunonjësi i lokalit – HajdeFiksi – Deri këtu, s’ka gjë mirë si jeni?Prosituta –Ça bëni, mirë?Punonjësi i lokalit – Të pëlqen?Fiksi – Nuk kam ça të them është e mirë fare, nuk diskutohet shumë e mirë. Kështu është puna.Prostituta – MirupafshimPunonjësi i lokalit – I thashë unë, nuk dua lekë okFiksi – Mirë, nuk diskutohet.