Transmetuar më 22-02-2017, 18:24

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja është regjistruar në rrugën Fier-Dërmënas, ku 51 vjeçari Y.R., duke drejtuar mjetin autobuz me targë AA 758 CJ, është përplasur me mjetin motorçikletë me targë AO 266, që drejtohej nga D.D., 56 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e cila ka shkuar në vendin ngjarjes ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/