Transmetuar më 22-02-2017, 16:36

Një nënë e re është befasuar kur ka parë foshnjën e saj të porsalindur me dhëmbë. Samantha Lines, 29 vjeç ka rrëfyer se ishte një surprizë për të, kur mamia i tha se vajza e saj kishte lindur me dy dhëmbët e poshtëm.

Nëna e re tregon se fillimisht u shqetësua që e bija kishte lindur me dhëmbë, pasi kishte frikë ta ushqente me gji.

“Kjo ka qenë një befasi e këndshme. Fillimisht mbeta e shokuar dhe nuk dua ta mohoj se u tremba kur mësova këtë fakt për vajzën time. Kisha frikë për ta ushqyer me gji pasi ajo kishte dhëmbë dhe mund të më lëndonte. Por, tani mund të them vetëm që ajo është kaq e ëmbël”, ka thënë Samantha.

Shumicës së foshnjave nisin t’ju dalin dhëmbët e parë kur ata mbushin 6 muajsh apo më pas, por të lindësh me dy dhëmbë prerës është diçka e pazakontë vërtet.