Transmetuar më 22-02-2017, 11:52

Kryetari i PD-së Lulzim Basha edhe një herë ka theksuar faktin se është i vendosur që t’i shkojë deri në fund qëllimit të tij për qeveri teknike, pa bërë asnjë kompromis apo Pazar.

Gjatë deklaratës së bërë paraditen e sotme nga çadra e protestës,  Basha tha se Rama e Meta duhet të dëgjojnë mirë këtë dhe jo një por 10 darka të hanë bashkë nuk do të ketë asnjë tërheqje apo pazare

 “Do i shkojmë deri në fund pa asnjë tërheqje, kompromis as pazar. Le ta dijë mirë Edi Rama, le ta dëgjojë mirë Ilir Meta, jo një por 10 darka të hanë bashkë, buka e popullit do i ngelet në fyt.

Nuk ka pazar me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizje e PD-së por lëvizje mbarëpopullore kombëtare.  U them ndonjë analisti që kërcen hu më hu ta ndajnë mendjen. Kjo që ka nisur nuk ndalet. Shqipëria nuk do të jetë kurrë më si më parë. Basha nënvizoi sërish se nuk ka kthim në parlament pa plotësuar kushtin e qeverisë teknike. /noa.al