Transmetuar më 22-02-2017, 09:53

Aktorja hollivudiane, Lindsay Lohan është keqtrajtuar në aeroportin Heathrow të Londrës për motive fetare. Lohan mbante në kokë një shami dhe autoritetet londineze i kanë kërkuar që ta heqë atë në momentin që aktorja ka dorëzuar pasaportën. Bukuroshja bionde është ndjerë e fyer nga ky veprim dhe thotë se ndodhej në Britani për shkak të  pjesëmarrjes së saj në një “talk show”. 

Në dëshminë e saj, aktorja e famshme tha se një i punësuar në aeroport e ka hapur pasaportën e saj dhe kur ka parë emrin Lindsay Lohan menjëherë ka kërkuar falje, por më vonë i ka thënë asaj të heqë shaminë nga koka.

Në emisionin televiziv “Good Morning Britain”, ajo tha se veprimi i të punësuarit në aeroport ka bërë atë të mendojë se “si do të ishte ndjerë një grua tjetër, e cila nuk parapëlqen heqjen e mbulesës së kokës”.

Aktorja tha se kishte mbajtur shaminë në  me arsyetimin se kështu do të njihej më pak nga njerëzit. Kohë më parë filluan të qarkullojnë zëra se Lindsay është konvertuar në Islam, pasi ishin shfaqur disa fotografi në të cilat ajo mban në duar Kuranin. “Mendoj se në studimin e Kuranit kam ngushëllim. Nuk mund të konvertoheni në një fe brenda natës. Aktualisht jam duke e studiuar, nuk ka asgjë për t’u konfirmuar ende”, ka thënë Lohan./noa.al