Transmetuar më 21-02-2017, 15:57

Revista Wonderland botoi një intervistë me djalin e madh të David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, aktualisht 17-vjeç, i cili ka thënë që nuk e dinte që prindërit e tij ishin të famshëm deri sa hyri në adoleshencë.

"Unë nuk e dija që ata ishin të mëdhenj derisa mbusha afërsisht 13 vjeç", ka thënë ai duke kujtuar çastin kur e zbuloi. "Shkova në një ndeshje futbolli dhe njerëzit po thërrisnin emrin e babait tim dhe unë mendova: Çfarë?! Unë nuk i shoh ata kështu.

Duke pasur parasysh faktin se prindërit më treguan të vërtetën për babagjyshin e Vitit të Ri vetëm kur isha 10 vjeç, nuk habitem me aftësinë  e tyre të jashtëzakonshme për të mbajtur sekrete”, ka rrëfyer adoleshenti.

Mesa duket Victoria dhe David Beckham kanë dashur të mos e ekspozojnë të birin përballë presionit të madh të mediave, që ndonjëherë bëhet edhe i rrezikshëm.