Transmetuar më 21-02-2017, 15:01

Fakti që po kërkonte suksesin jashtë Shqipërisë dhe përformanca që ka bërë në formatin italian të humorit “Zeling”, bëri të besohej se Bes Kallaku do të largohej nga show i humorit ku ishim mësuar ta shihnim për kaq vite “Portokalli”.

Madje lajmet nëpër portale e bënë fakt largimin e tij dhe vendosjen në Itali, por është vetë aktori që ka reaguar me anë të një postimi duke thënë të vërtetën. Nëpërmjet një fotoje  bashkë me kolegët, Besi lajmëron se është në prova për nisjen e sezonit të ri.

“Meqë ra llafi. Ju përshëndes nga provat e Portokalli-së. Unë edhe krejt trupa, do vazhdojmë t’’i përkushtohemi buzëqeshjes së shqiptarëve. Shihemi këtë sezon në Portokalli. Përqafime. Ju ruajt Zoti”, shkruan ai duke sqaruar njëherë e mirë këto zëra.  

Pas eksperiencës 14-vjeçare në “Portokalli”, fazën e parë, aktori i humorit Bes Kallaku e ka kaluar duke prekur edhe skenën e laboratorit “Zelig”.

“Mendova të provoja diçka jashtë kufijve të Shqipërisë. Ne gjithmonë jemi nisur nga Zelig. Duke parë Zelig, edhe “Portokalli” vet ka marrë formatin e tij, ndaj mendova ‘Po provoj Zeligun’.

Dy shfaqjet e para është sikur kam dalë për herë të parë në skenë, sepse është publik i ri, publik i huaj, e ti thua ‘ore si do më presin? A do qeshin me të?”, thotë aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku. E në fakt, personazhi i “Skifterit” i ka bërë italianët të qeshin.