Transmetuar më 21-02-2017, 14:25

Duke rikthyer në vëmendje edhe njëherë situatën dramatike në Damask, Siri, një video në të cilin shfaqet një vajzë e mitur që është nxjerrë e gjallë nga rrënojat ka bërë xhiron e botës.

Sipas raportimeve grupi i ardhur në ndihmë të vajzës janë pjesë e forcave rebele, të cilët kanë filluar të kërkojnë nën rrënoja pas apelit për ndihmë të nënës së saj. Kjo e fundit nuk po e gjente vajzën, pasi forcat e regjimit kishin bombarduar lagjen.

Fatmirësisht, vullnetarët arritën të gjenin vajzën dhe e nxorën nga rrënojat, dhe e dërguan më pas në qendër mjekësore të zonës, ku fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.