Transmetuar më 21-02-2017, 12:47

Aktorja e njohur Delinda Zhupa, e njohur si “Drejtoresha e Tatimeve” në spektaklin e humorit “Portokallli”, ditën e djeshme me siguri ka përjetuar gëzimin më të madh të jetës, pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Aktorja Zhupa dhe partneri i saj, Eldo Disha, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dasantin.

Lajmi i gëzuar është bërë i ditur nga babai i djalit, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan: “Sot më 20.02.2017 u bëra Babi me një super çun”.

Delinda u fejua me partnerin pas disa vitesh lidhje. Në një intervistë të aktores ajo kishte shprehur edhe dëshirën për tu martuar.

Nuk dihet nëse ardhja në jetë e fëmijës mund të shoqërohet edhe me një ceremoni celebrimi me të fejuarin e saj 28 vjeçar.