Transmetuar më 20-02-2017, 14:40

Rikthehet këngëtarja Lana Del Rey, ndërsa kanë kaluar dy vjet që nga publikimi i albumit të saj Honeymoon.

Në muret e ndërtesave të Los Anxhelos gjendeshin postera kinematografike të këngëtares me titullin “Love”, që mesa duket është edhe vetë titulli i këngës.

Tashmë ajo ka publikuar singëllin e parë që nga viti 2015, një këngë kjo për dashurinë, romancën e trazuar, ndikimet “vintage” dhe vokali i artistes që të le pa frymë, e bëjnë këngën për tu dëgjuar e ridëgjuar… Mezi presim edhe një klip të saj.