Transmetuar më 20-02-2017, 07:55

Janë publikuar momentet e fundit të Kim Jong-nam, gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut, të cilit një femër i hodhi me spraj helm në fytyrë në aeroportin e Malajzisë.

Policia në Malajzi është duke shqyrtuar pamjet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kuala Lumpur në përpjekje për të përcaktuar se çfarë ndodhi gjatë sulmit mbi Kim Jong-nam të hënën në mëngjes, ndërsa ai ishte duke pritur të hipte në avion për në Macau, ku jetonte në mërgim.

Kim Jong-nam vdiq rrugës për në spital pasi u helmua në Kuala Lumpur thanë mediat. 45-vjeçari thuhet se u vra nga dy femra, njëra prej të cilave tani ka rënë në prangat e Policisë së Malajzisë.

Teksa nuk dihet ende motivi, mediat britanike kanë publikuar videon e parë nga momentet e vrasjes.

Videoja tregon dy femra aziatike, që besohet të jenë spiune të Koresë së Veriut teksa helmuan 46-vjeçarin. Burime amerikane thanë se një stilograf mund të jetë përdorur për të shkaktuar vdekjen duke përhapur helmin.

Kjo është vdekja e profilit më të lartë në Korenë e Veriut, pasi xhaxhai i Kim Jong-un, Chang Song-thaek, u ekzekutua në vitin 2013.